“Më duhen lekë se më ka bërë babai aksident”/ Si u mashtrua shqiptari që i dha 100 euro një personi në “hall’ në Greqi

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17.09.2019, 20:53

Ndodh shpesh që të gjendemi para situatave kur parandjenjat na thonë që të mos e bëjmë diçka po ndjenjat nuk na binden.

Kështu i ka ndodhur një shqiptari i cili është gjetur përballë një situate ku i duhej të vendoste nëse do t'i besonte një personi të huaj që ishte në hall, apo t'i besonte instinktit që i thoshte se diçka nuk po shkon mirë.

Ai zgjodhi që të tregohej njerëzor dhe ta ndihmonte huajin që ishte në hall, por doli i mashtruar.

Në një mesazh dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania qytetari ka treguar sesi u mashtrua nga një rumun që po hiqej sikur babai i kishte pësuar aksident dhe kishte nevojë për para për të mbushur makinën me karburant.

Siç tregon qytetari, ai ndodhej në autostradën greke, 40 km larg Kapshticës kur iu afrua një burrë rreth të dyzetave, i cili dilte nga një fuoristradë me targa gjermane, dhe duke i folur anglisht i kërkoi para pasi ' nuk i punonte karta e kreditit'.

Më pas zotëria shton:

Personi ne fjale me flet anglisht dhe i kthej pergjigje ne anglisht. Cfare problemi keni? Ai filloi ti lutej Zotit qe une dija anlisht dhe po komunikoja me te. E pyes perseri cfare problemi keni zoteri, ai me thote qe ishte nisur nga Gjermania sepse babai i tij kishte bere aksident ne Athine dhe ishte shtruar ne nje spital aty, dhe problemi qendronte qe karta e tij e kreditit nuk punonte. Kishte folur me banken dhe i kishin thene qe llogaria e tij zhbllokohej te nesermen. Me thote qe i duheshim me patjeter 100 euro per ta mbushur makinen me karburant deri ne Athine sepse perndryshe do ngelej aty pasi askush nuk po e ndihmonte. Me lutej dhe pergjerohej qe ta ndihmoja. I them qe te nxirrte nje dokument identifikimi pasi nuk e besoja. Kapercen ndaresen e autostrades dhe shkon tek makina e tij dhe me sjell nje karte ID . I bej nje foto kartes se tij te ID. Nuk me mbushej mendja qe po thoshte te verteten."

Më tej, rumuni i jep shqiptarit një unazë prej floriri dhe një orë që mbante në dorë. Ai i mori vetëm unazën dhe i dha 100 euro. Por, kur shkoi më Shqipëri dhe e çoi unzën tek një argjendari për të parë nëse ishte flori, aty e kuptoi që kishte rënë pre e një mashtrimi.

Unaza nuk ishte prej ari, por rezultoi të ketë qenë vetëm një lloj metali pa asnjë vlerë.

Me anë të kësaj historie, qytetari do që të informojë edhe të tjerët që të kenë kujdes nga ky person, të cilit i ka fotografuar mjetin e identifikimit, pasi edhe pse e ndihmoi me zemër, nuk do që të tjerë të bjenë pre e mashtrimeve të tij.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Me ane te ketij postimi doja te ndaja me ju nje ngjarje shum te keqe qe me ndodhi para 2 ditesh ne autostraden e greke, kur po kthehesha nga Selaniku. Ishte ora 5 mbasdite dhe me familjen time po ktheheshim nga nje fundjave ne Selanik. Kishin ngelur dhe rreth 40 km rruge per te arritur ne doganen e kapshtices. Mendova te bej nje pushim te vogel dhe ndaloj ne nje xhep te autostrades. Ne ato momente kalon ndaresen e autostrades dhe prane meje afrohet nje burre rreth 40-45 vjec ,dhe me ben me shenje te hapja pak xhamin. Shoh qe makina e tij , fuoristrade ngjyre gri, me xhama te zinj, targa te verdha gjermane, ndodhej nga krahu tjeter i autostrades (dmth ikte per ne Greqi). Personi ne fjale me flet anglisht dhe i kthej pergjigje ne anglisht. Cfare problemi keni? Ai filloi ti lutej Zotit qe une dija anlisht dhe po komunikoja me te. E pyes perseri cfare problemi keni zoteri, ai me thote qe ishte nisur nga Gjermania sepse babai i tij kishte bere aksident ne Athine dhe ishte shtruar ne nje spital aty, dhe problemi qendronte qe karta e tij e kreditit nuk punonte. Kishte folur me banken dhe i kishin thene qe llogaria e tij zhbllokohej te nesermen. Me thote qe i duheshim me patjeter 100 euro per ta mbushur makinen me karburant deri ne Athine sepse perndryshe do ngelej aty pasi askush nuk po e ndihmonte. Me lutej dhe pergjerohej qe ta ndihmoja. I them qe te nxirrte nje dokument identifikimi pasi nuk e besoja. Kapercen ndaresen e autostrades dhe shkon tek makina e tij dhe me sjell nje karte ID . I bej nje foto kartes se tij te ID. Nuk me mbushej mendja qe po thoshte te verteten. Me pas me ofron nje unaze prej floriri dhe nje ore qe mbante ne dore. Si perfundim i marr vetem unazen dhe i jap 100 euro. Me puth doren dhe me thote shum faleminderit. Largohet, i hipen makines dhe une vazhdoj rrugen per ne Shqiperi. Te nesermen shkoj ne nje argjendari dhe e pyes shitesin ta kontrollonte njeher unazen, ishte apo jo flori. Unaza ishte thjesht metal. Nuk ishte flori. Normal qe merzitem disi sepse une ate njeri e ndihmova me gjith zemer por ai ishte nje mashtrues profesionist. Prandaj ju bej thirje te gjith Shqiptareve, atyre qe udhetojne ne kete rruge, qe te bejne kujdes nga ky tip. Me poshte po dergoj foton e ketij personi."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit