E tallnin në shkollë se vishte të njëjtat rroba, dy shokët e tij të klasës bëjnë gjestin prekës

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17.09.2019, 15:22

Dy adoleshentë me zemër të mirë morën disa rroba nga të tyret prej shtëpisë dhe ia sollën një shokut të tyre të shkollës që kishte rënë pre e bullizmit.

Micheal Todd ishte nxënës i ri tek Kolegji Martin Luther King në Memphis, Tennessee kur shokët e tij të klasës nisën që ta tallin rreth pamjes së jashtme.

Nxënësit e tjerë në klasë e tallnin Micheal-in pasi 'vishte të njëjtat rroba çdo ditë. Ai shpjegoi më pas se nuk kishte shumë rroba pasi po rritej aq shpejt sa e ëma nuk e përballonte t'i blinte të reja aq shpesh.

Për ta ndihmuar, dy nxënës nga klasa vendosën që të mos i bashkoheshin pjesës që e tallën, por në vend të kësaj morën disa nga rrobat e tyre dhe ia dhanë Todd-it.

Një nga nxënësit e tjerë e filmoi momentin kur dy shokët ndanë rrobat e tyre me nxënësin e ri.

Ishin Kristopher Graham dhe Antwain Garrett ata të cilët u bënë bashkë dhe i erdhën në ndihmë bashkëmoshatarit të tyre duke u dhënë kështu një mësim edhe të tjerëve që bënë të kundërtën.

Duke folur për mediat, Kristopher tha:

Kur i pashë njerëzit që po qeshnin dhe po e tallnin mendova se duhet të bëja diçka. Kisha një palë këpucë të reja fringo që mund t'ia jepj dhe gjëra të tjera."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit