JOQ Albania
Home

“Mjekët në Francë i kanë dhënë vetëm 5 ditë jetë”, apeli prekës i nipit për dajën: Na ndihmoni ta sjellim trupin në Shqipëri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/09/2019 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Papunësia, situata e vështirë socialo-ekonomike dhe problemet financiare kanë bërë që mijëra shqiptarë të largohen masivisht për të kërkuar azil në vendet perëndimore.

I tillë është edhe rasti i të riut shqiptar, Arjan Tahiri, i cili ndodhet në Francë si azilant.

Ai ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania ku kërkon ndihmë për dajën e tij, i cili ka pësuar trompozë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Lionit në gjendje kome prej 5 ditësh.

Mjekët i kanë dhënë vetëm 5 ditë jetë dajës së tij dhe i riu kërkon ndihmë që ta sjellin trupin në Shqipëri.

Mesazhi i plotë:

"Pershendetje Joq. Dua te ndaj nje problem me ju neqoftese eshte mundesia. Jam azilant ne france por kam nje problem te madh jo une personalisht por daja im qe i ka rene trompoze ne koke dhe ndodhet ne spital ne lion ka 5 dite dhe doktoret i kane dhene edhe 5 dite jete. Menjefjal ka vdek por e mbajne gjall me mjete e ketyre qe une si marre vesh sepse as gjuhen se di mir. Neqoftese keni mundesi ta shperndani foton sepse nuk kemi mundesi qe ta sjellim ne shqiperi ose nese njihni ndonje shoqate tja cojme trupin ne shqiperi te pakten. Nqoftese keni mundesi na ndihmoni ju lutem. ju falenderoj."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/