Tymosi cigare elektronike për tre vite, nëna e tre fëmijëve përfundon në koma

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.09.2019, 12:15

Një nënë me tre fëmijë ka kaluar më shumë se tre javë në spital dhe ra në koma pasi iu shfaq sëmundja misterioze e mushkërive. Siç duket, ky është një rast tjetër i kësaj sëmundjeje që besohet të jetë e lidhur me tymosjen e cigareve elektronike.

Sherie Canada, nga Teksasi kishte rreth tre vite që tymoste rregullisht cigare elektronike derisa u sëmur në qershor. Në fillim ajo mendoi se mos kishte marrë gripin, por mjekët më pas i dhanë një lajm jo dhe aq të mirë.

Në fillim Canada u diagnostikua me 'pre-pneumonia' po gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej derisa mjekët zbuluan lëngje dhe gjak në mushkëritë e saj.

Ndërsa shëndeti i saj rëndohej, Sherie ra në koma më 18 qershor.

Nëna e tre fëmijëve u shpreh për mediat:

Ishte shumë e frikshme. Po lutesha dhe po shpresoja që të zgjohesha. Kur e nisa nuk po e mendoja shumë gjatë. Tymosin të tjerë dhe janë në rregull, kurse unë u sëmura."

Canada qëndroi në spital për 24 ditë ndërsa tregoi se gjëja më e vështirë ishte që të shihte djemtë teksa mërziteshin për të.

Sherie e ndau historinë e saj me të tjerët në Facebook duke shpresuar se mund të ndërgjegjësojë të tjerët për rreziqet që vinë nga cigaret elektronike.

Ndërkohë në SHBA janë identifikuar më shumë se 400 raste me këtë sëmundje të rëndë ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 6 persona nga shtete të ndryshme

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit