Kishte parë në ëndërr se kishte gëlltitur unazën e fejesës, Xhena zbulon të vërtetën e frikshme kur zgjohet

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.09.2019, 11:26

Thonë që ëndrrat dalin dhe se njerëzit nuk flasin kot e ka provuar një 29-vjeçare.

Jenna Evans, nga San Diego, Kaliforni ka treguar me anë të një postimi në Facebook sesi 'hëngri' pa dashje unazën e saj të fejesës.

Jenna ishte duke parë ëndërr sikur ndodhej në një tren dhe aty ndodheshin disa djem të këqij që donin t'i vidhin unazën, kështu që ajo zgjodhi që ta gëlltiste.

Por, si duket Evans e kishte gëlltitur me të vërtetë unazën e saj të fejesës.

Rrëfimi që ajo bëri në Facebook, ku tregonte sesi e gëlltiti unazën është bërë viral dhe ka marrë më shumë se 54,000 shpërndarje e 32,000 komente.

Kur u zgjua, Jenna e kuptoi se unaza nuk ishte më në gisht. Pasi ia tregoi të fejuarit të vet se çfarë kishte bërë, ai thjesht nuk po ndalte së qeshuri për 'një orë e gjysmë'.

Më pas ata shkuan në spital dhe doli që unaza ndodhej me të vërtetë në stomakun e saj. Pasi mbaruan të qeshurat për 29-vjeçaren nisën dhimbjet dhe mjekëve u desh të ndërhynin për ta nxjerrë objektin nga trupi i saj.

Për fat të mirë ata arritën ta nxirrnin unazën pa shkaktuar shumë dëme dhe tani ndodhet aty ku e ka vendin, në gishtin e të zonjës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit