Paralajmërimi i ekspertëve: Ja pse nuk duhet t’i përdorni kurrë karikuesit e të tjerëve

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16.09.2019, 08:01

Lajme të këqija për personat që marrin 'borxh' karikuesit e të tjerëve për të rimbushur celularin.

Ekspertët e sigurisë këshillojnë se e mira do të ishte të mos përdorni karikuesit e personave që nuk i njihni.

Si duket ky veprim nuk këshillohet të bëhet, edhe pse të gjithëve mund të na ndodhë të jemi në situata emergjente. Ekspertët këshillojnë që t'i ruani fishat e karikuesve njëlloj si fjalëkalimet.

Charles Henderson, drejton një skuadër hakerash të cilët paguhen nga klientët e tyre për të thyer sisteme e tyre kompjuterike në mënyrë që të zbulojnë nëse kanë të meta në sistem.

Duke folur për Forbes, Henderson u shpreh:

Janë disa gjëra në jetë që thjesht nuk duhen marrë borxh. Nëse ti je duke udhëtuar dhe ke harruar që të marrësh të brendshme me vere, zakonisht nuk do ua kërkosh borxh personave që po udhëtojnë me ty. Ti do shkosh në një dyqan dhe do blesh një palë të reja."

Eksperti i sigurisë shpjegoi më tej se hakerat kanë gjetur mënyra për të manipuluar kabujt e karikuesve për qëllime të këqija si 'pushtimi' i celularit apo kompjuterit tuaj.

Edhe pse për momentin kabujt e hakuar të karikuesve nuk janë shumë të përhapur, Henderson thotë që së shpejti mund të jenë një shqetësim serioz.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit