Një fitore e përgjakshme ajo e Tyson Fury përballë Otto Wallin pasi boksieri britanik u desh të shkonte menjëherë në spital pas triumfit me pikë.
Në raundin e tretë Fury mori një goditje shumë të fortë nga kundërshtari i tij që i shkaktoi një të çarë në vetull, por pavarësisht kësaj britaniku nuk u dorëzua dhe luftoi fort për 12 raunde dhe në fund arriti të fitonte.
Ai nuk mundi që të merrte pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes pasi dëmtimi ishte jo i lehtë dhe duhej përkujdesje mjekësore.
Me sa duket Fury ia ka hedhur edhe kësaj here. Në një postim në rrjetet sociale ai tregon se është akoma i fortë dhe gati për një përballje tjetër kundër rivalit të tij më të madh për momentin, Deontay Wilder.
Pavarësisht dëmtimit të rëndë që mori Fury nuk e harron ndeshjen me Wilder. Përballja e parë mes tyre u mbyll në barazim dhe e dyta që mund të mbahet në muajt në vazhdim premton spektakël.