“Enveri ishte burrë”/Mjeku personal: Po të ishte gjallë diktatori, ja ç’do kish ndodh në ‘90

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2019, 10:21

“Blloku” është një prej librave më të bujshëm të kësaj vere, shkruar nga mjeku i ish-diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo. Në të Kalo tregon dhe përmbledh histori të errëta e të bukura, të treguara e të pathëna të një prej zonave më të lakuara në Shqipërinë e periudhës diktatoriale e post diktatoriale.

I intervistuar nga Mustafa Nano, Kalo pranon hapur se ka një lloj adhurimi dhe admirimi për figurën e Enverit si njeri që respektonte nënën, donte të shoqen, respektonte motrën, ishte një baba dhe një gjysh shumë i kujdesshëm, teksa saktëson se vlerëson në këtë mënyrë njeriun Enver dhe jo diktatorin Hoxha.

Risultati immagini per isuf kalo

Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës rrëfen diktatorin, siç thotë “jo me syrin kritik” dhe e konsideron si “shans të tij të keq” faktin që duhet ta kundërshtonte një pacient të vështirë si ai, në atë çka s’donte të bënte. Kalo rrëfen qëndrimin e ish-udhëheqësit ndaj vdekjes dhe duke evidentuar “burrërinë” e tij, mohon frikën ndaj vdekjes.

I ngacmuar nga Nano rreth asaj se si do të ishte Enver Hoxha në një pluralizëm politik, Kalo përgjigjet:

Ndryshonte pa iu dridhur qerpiku, pa skrupuj! Po ashtu, sipas mjekut, diktatori mund të ishte bërë dikush, nëse jeta e tij do të kishte ndjekur rrjedhën fillestare. Është lehtë ta përqendrosh fajin dhe mallkimin te një njeri i vetëm e të gjithë të ndihemi të lehtësuar sepse e gjetëm fajtorin, por e vërteta është se kështu lëmë pa cenuar sistemin. Dhe sistemi prodhon diktator të ri”.

Risultati immagini per isuf kalo

Pjesë e shkëputur nga intervista e Isuf Kalos me Mustafa Nanon:

A ka qenë Enver Hoxha një pacient komod, jo i bezdisshëm?

Ka qenë një pacient i vështirë, në kuptimin që ne mjekët zakonisht u diktojmë pacientëve. Enver Hoxha ishte një njeri që diktonte në jetë, në politikë etj.. Ishte shansi i keq imi që t’i prishja qejfin Enver Hoxhës dhe ta kundërshtoja në atë çka ai s’donte ta bënte. Në të vërtetë, ishte pacient i përgjegjshëm. E kishte neglizhuar shëndetin gjatë, por pasi u diagnostikua me diabet dhe pasi pësoi infarkt, ai e kuptoi se jeta e tij nuk ishte më jeta e tij, por ishte edhe e familjes, e shoqërisë etj..

Dhe atëherë u bë një pacient bashkëpunues dhe një pacient bashkëpunues është shumë shpërblyes për mjekun, ia lehtëson punën. Në këtë kontekst, Enver Hoxha nuk ka dashur që ne ta diktojmë, as që sëmundja ta diktojë, por ka pasur njohuritë, inteligjencën dhe mundësitë që të bashkëpunonte në lidhje me mjekimin e tij.

Risultati immagini per enver hoxha

Në një moment, ju thoni se Enver Hoxha nuk e përmendte kurrë vdekjen, nuk ishte i terrorizuar nga vdekja…

Jo, absolutisht jo! Unë e kam thënë se kishte diçka burrërore tek ai. Disa tipare që unë nuk mund t’i fsheh, se mua më impresiononin në atë kohë. Për të justifikuar këtë, po sjell në vëmendje një episod. Kur ishte Besnik Mustafai ambasador në Paris, unë isha në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, punoja në Kopenhagën dhe një regjisor francez donte të bënte një film për Enver Hoxhën. Jo si politikan, por në kuptimin e jetës private të tij. Si duket ka marrë referat nga mjeku i Mao Ce Dunit, i cili ka botuar një libër për jetën private të Mao Ce Dunit. Besniku i kishte dhënë emrin tim dhe ai më kontaktoi, biseduam. Ai ishte i gatshëm të bënte një kontratë, të më paguante avionin etj.

Dhe unë i thashë: Zotëri, pse je ndalur tek unë. Unë mjek kam qenë dhe nuk jam marrë me Enver Hoxhën në kuptimin e çështjeve që ju shqetësojnë ju. Ai m’u përgjigj: “Dua një njeri që e ka njohur nga afër dhe njeh sjelljet e tij”. Atëherë unë i thashë: A je gati ta pasqyrosh siç e kam perceptuar unë? Unë mund të jem gabim në perceptim, por jam i sinqertë në këtë që po them. Që Enver Hoxha ishte një burrë i pashëm, shumë i rregullt në veshje, mjaft korrekt në sjellje, edhe në raport me ne. Respektonte të shoqen, nënën, motrën që mbante në shtëpi.

Që ishte një baba dhe gjysh shumë i përkushtuar. Që kishte një bibliotekë… Ai më ndali e më tha: “Zotni, më fal, a po flasim për diktatorin më gjakatar të Europës?” Po i thashë unë, por diktatura është tjetër gjë. Ti do shkrim për diktaturën apo për diktatorin? Unë po flas për njeriun, jo për funksionin. Unë them se një nga arsyet që e kam shkruar këtë libër është që t’u jap njerëzve një mesazh: Është lehtë ta përqendrosh fajin dhe mallkimin te një njeri i vetëm e të gjithë të ndihemi të lehtësuar, sepse e gjetëm fajtorin, por e vërteta është që këta janë në njëfarë mënyre viktima të sistemit. Lëmë kështu pa cenuar sistemin. Dhe sistemi në këtë mënyrë prodhon diktator të ri.

Risultati immagini per enver hoxha

Ashtu si e keni njohur ju, arrini ta imagjinoni Enver Hoxhën në rrethana të tjera, si për shembull në pluralizëm politik? Çfarë politikani mund të ishte ai?

Enver Hoxha ndryshonte pa iu dridhur qerpiku, pa skrupuj! Dhe kështu kanë ndryshuar edhe marrëdhëniet e tij, por unë po e shtroj në një këndvështrim tjetër: Si do ishte Enver Hoxha po të ishte qytetar si ne? Do të ishte një mësues sharmant, shakaxhi, i interesuar të lexonte. Ndoshta në relacione të mira me njerëzit. Kjo, sepse ishte një njeri që kishte humor, bënte shaka. Në njëfarë mënyre, pozita e ka marrë në qafë Enverin. Sikur të kishte ndjekur perkursin e jetës së tij, mund të ishte bërë dikush, pavarësisht se nuk shkëlqeu në fillimet e tij të shkollës.

Risultati immagini per enver hoxha

A ishte ai i kulturuar?

Ishte i lexuar.

Po të ishte Enver Hoxha gjallë në vitin ’90, çfarë do të ndodhte?

Nuk do ndodhte gjë në Shqipëri për disa kohë. Do shtyhej. Sepse siç thashë, Enver Hoxha u ndihmua shumë nga pasiviteti i njerëzve. Disa njerëz thonë se pse nuk reaguat ju etj., kurse unë e shtroj këtë pyetje sot lidhur me atë që thuhet se shteti ynë është i korruptuar: Si e durojmë ne këtë? Durohet, sepse jeta vazhdon, njerëzit shikojnë punët e tyre. Pra, pasiviteti ynë dhe këtu del edhe përgjegjshmëria e të gjithë intelektualëve, që pamë veten tonë, familjet tona dhe i dhamë oksigjen atij sistemi… Ky është fakti.

Risultati immagini per enver hoxha

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit