Horoskopi i të dielës, ja çfarë parashikojnë yjet për shenjat ditën e sotme

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15.09.2019, 01:15

Ky është horoskopi për ditën e diel, 15 shtator 2019, që JOQ Albania sjell për ju.

Dashi

Me hënën në shenjën tuaj ka ardhur koha për t’i kushtuar më shumë rëndësi vetes. Është pak e vështirë që të hiqni dorë nga angazhimet e përditshme, por ka ardhur koha që të merreni pak me veten. Me Venusin që po bëhet gati që të tranzitojë në marrëdhëniet tuaja nuk do ishte keq që të shihni për mundësi të reja. Sa i përket atyre që janë në një marrëdhënie kjo mund të jetë një kohë që do të sjellë energji të mirë dhe bashkëpunim mes jush.

Demi

Sot ju duhet të gjeni një mënyrë për t’u shkëputur nga rutina. Mund të keni një nevojë të madhe për të pushuar dhe për të bërë një ‘restart’, por pritet që t’u rritet fokusimi edhe tek çështje të punës dhe shëndetit. Venusi, planeti juaj sundues dhe Mërkuri po fillojnë të tranzitojnë në shenjën tuaj. Venusi premton më shumë kënaqësi dhe harmoni në jetën tuaj të përditshme, duke përfshirë dhe punën e shëndetin deri më 8 tetor.

Binjakët

Me sundimin e Hënës, binjakët janë të shtyrë drejt relaksimit dhe eksperiencave më pak presionuese. Nëse e lejoni veten që t’u marrë rrjedha në vend që të përpiqeni ta gjeni paqen me zor, mund të arrini më në fund pak qetësi. Me ndikimin e Venusit, ka ardhur koha që ju të argëtoheni më shumë e të shprehnin kreativitetin. Gjatë këtij cikli ju do ta shihni botën në një kënd më romantik dhe kreativ.

Gaforrja

Me ndikimin e hënës, gaforret do jenë më të orientuara drejt qëllimeve që i kanë vënë vetes dhe pritet që të kenë një performancë të mirë. Gjithsesi shihet gjithashtu një fokusim i madh tek familja dhe shtëpia. Venusi do të stimuloje dëshirën tuaj për harmoni dhe balancë në jetën tuaj personale ndërsa Mërkuri do t’ju inkurajojë për më shumë biseda. Kjo është një kohë e mirë për aktivitete me familjarë apo për t’u argëtuar.

Luani

Personat e kësaj shenje pritet të përjetojnë një dëshirë të madhe për t’ia mbathur nga rutina dhe për të marrë kënaqësi si nga ana emocionale ashtu edhe nga ajo fizike. Kalimi përtej rutinës është tërheqës me Hënën që kalon sektorin tuaj të aventurave gjithë ditën. Venusi sapo ka filluar tranzitin në sektorin tuaj të komunikimit, dhe do të përmbahet në këtë zonë të grafikut tuaj diellor deri në 8 tetor. Kurioziteti do ju drejtojë drejt zbulimeve dhe mundësive të reja. Mund të bëni blerje apo të merrni dhurata gjatë kësaj kohe.

Virgjëresha

Gjatë ditës së sotme personat e kësaj shenje pritet që të kërkojnë lidhje më të forta me personat që i rrethojnë. Ekziston një trend në rritje që thekson vëmendjen tek nevojat, pronat, biznesi ose çështjet praktike. Mërkuri, sundimtari juaj, tani është në të njëjtin sektor të grafikut tuaj diellor. Ndjenjat dhe marrëdhëniet kanë tendencë të stabilizohen gjatë këtij cikli. Ju mund të merrni para, dhurata, favore dhe sende me vlerë. Do të jeni edhe më të hirshëm se zakonisht, dhe vetë-respekti i rritur duket se ju sjell më shumë respekt nga të tjerët.

Peshorja

Me kalimin e Hënës në sektorin tuaj të partneritetit, Peshoret, pritet të jenë më të përfshira në situata. Besimi që keni në vete rrezatohet përmes të tjerëve. Venusi në shenjën tuaj konsiderohet gjithmonë i këndshëm, por duke qenë se Venusi është sunduesi juaj, është një tranzicion jashtëzakonisht me fat për ju. Kjo nuk do të thotë se nuk do të përballeni me sfida gjatë këtij cikli, por pritet që t’i zgjidhni me lehtësi. Fuqia e tërheqjes është me ju. Ju jeni më popullor dhe i dëshiruar gjatë këtij cikli, dhe mjaft të sigurt dhe të rehatshëm me veten.

Akrepi

Kjo është një ditë e mirë për t'u kujdesur për biznesin, i dashur Akrep. Ka ardhur koha për të sjellë rend në jetën tuaj. Venusi tani po kalon sektorin tuaj të intimitetit dhe shpirtit, dhe deri në 8 tetor, mund të keni të reja me dashurinë. Kjo është një kohë e mirë për të menduar për ndjenjat tuaja. Pritet që të jeni më të dhimbsur dhe të ndihmoni ata që kanë nevojë për ndihmë. Përfitimet mund të vijnë përmes aktiviteteve ‘prapa skenës’.

Shigjetari

Sot ju duhet pak hapësirë për spontanitet. Mund të keni një dëshirë për t’u shprehur në mënyrë krijuese ose përmes aktiviteteve aventureske tani që Hëna është duke lëvizur nëpër sektorin tuaj të gëzimit. Paqja dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme sesa egoja juaj gjatë këtij cikli. Do të përmirësoni lidhjet me miqtë dhe bashkëpunëtorët në javët në vazhdim. Mund të ketë një rritje të këndshme në të ardhurat e biznesit.

Bricjapi

Sot Hëna ju inkurajon që të shijoni momente në paqe me ritëm të ngadaltë. Intuita mund të mos ju ndjehet sot, por ndoshta ka ardhur koha që t’i merrni gjërat me lehtësi për herë të parë. Në javët në vazhdim, mund t'ju duhet të punoni pak më shumë për të tërhequr gjërat, njerëzit dhe rrethanat që dëshironi. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për çështje të reputacionit dhe karrierës, ju keni një hijeshi dhe diplomaci të konsiderueshme në dispozicionin tuaj. Njerëzit me autoritet, siç janë mësuesit, prindërit ose shefat, pritet të kenë fitime. Keni tendencën të thoni dhe bëni gjënë e duhur në kohën e duhur. Ky cikël është një nga periudhat më të mira të vitit për rritje profesionale.

Ujori

Ujori pritet të jetë i zënë gjatë ditës. Ky tranzit nuk është ideal për përqendrim, por është i shkëlqyeshëm për shumëllojshmëri dhe risi. Mund të jetë një kohë për të shijuar një aventurë të re, një udhëtim ose diçka tjetër që ju çliron nga rutina e zakonshme. Ju keni një dëshirë më të fortë për të mësuar, për t’u argëtuar si dhe të zgjeroni njohuritë dhe përvojat tuaja e të shijoni aktivitete të ndryshme.

Peshqit

Mund të ndjeheni mjaft të sigurt në një nivel emocional sot. Gjithsesi, mund t’ju duhet pak intuitë për të zgjedhur rrugën e duhur. Pozita e Venusit do t’ju stimulojë dëshirën për t'u sjellë në mënyrë harmonike me të tjerët. Jeni të prirur të harxhoni më shumë energji në krijimin e këtij lloji të ekuilibri. Në një nivel praktik, ju jeni në gjendje të mirë me financat dhe pritet të merrni ndihmë ose mbështetje. Ndërsa përpunoni ndjenjat tuaja, çdo përmirësim ose ndryshim që mund t'ju duhet të bëni bëhet më i qartë. Ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes intensifikohen gjatë këtij cikli.

Burimi:Cafe Astrology|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit