Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.
Gjatë kohës kur pritej të niste himni kuqezi në sfond nisi himni i Andorrës. Por ky gjest i shëmtuar nuk kaloi me kaq pasi u pasua nga një gafë e dytë. Shqipërisë nuk iu kërkua falje në fillim, por spikeri tha “I kërkojmë falje Armenisë”, duke thelluar turpërimin!
Tifozët shqiptarë nisën të vërshëllenin të inatosur në “Stad de France”, teksa futbollistët tanë refuzuan që të niste ndeshja derisa të luhej himni shqiptar.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ky incident i papërgjegjshëm nuk është pritur aspak mirë nga UEFA dhe pikërisht për këtë është hapur një procedim disiplinor.
Pritet që Franca të gjobitet me 100 mijë euro nga UEFA dhe nuk është çudi që të ketë edhe një pezullim të fushës.
Vendimi përfundimtar do të bëhet publik në datën 17 tetor.