Presidenti i Grupit Balfin dhe Tirana Bank i japin fund vuajtjeve të familjes nga Kukësi

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14.09.2019, 15:29

Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun Veri-Lindor të vendit vetëm me mamanë e tyre. Fëmijët jetimë e përshkruanin duke qarë dhe me zërin që u dridhej, gjendjen e tyre.

"Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” iu drejtuan Presidentit te Grupit Balfin, Z. Samir Mane, duke i kërkuar një shtëpi të re për këtë familje. Reagimi i Z. Mane qe i menjëhershëm dhe nëpërmjet Tirana Bank, që është pjesë e Grupit Balfin, familjes Poka iu dhurua një shtëpi tërësisht e re në Golem, e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme, të gjitha të reja.

Momenti i hyrjes së familjes Poka në shtëpinë e tyre të re qe tepër prekës dhe u shoqërua nga lot gëzimi. Gjithashtu punonjësit e Tirana Bank morën masa që të dhuronin vullnetarisht mjaft të mira materiale për familjen Poka.

Drejtori Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa, i cili vajti për t’i dorëzuar apartamentin dhuratë familjes Poka, shprehu vullnetin dhe iniciativën e Z. Mane për të qenë sa më afër kësaj familje në nevojë dhe i uroi anëtarëve të saj një jetesë të re më të begatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë. Janë tashmë disa shtëpi që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar nga fillimi duke ndryshuar tërësisht jetën e familjarëve që jetojnë në to.

Vetëm në bashkëpunim me Fondacionin Fundjavë-Ndryshe, Grupi Balfin po mbështet mbi 37 familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore. Por mbështetja që Grupi Balfin jep përmes kësaj organizate është vetëm një pjesë e mbështetjes totale, sepse një kontribut i tillë jepet edhe për mjaft shoqata dhe organizata të tjera.

Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Tirana Bank.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit