Një transferim i bujshëm në këtë merkato vere, ishte edhe transferimi i Radamel Falkaos te turqit e Gallatasarait.
Menjëherë sapo zbarkoi në Stamboll, futbollisti kolumbian u prit si hero nga tifozët e Gallatasarait.
Plot 25 mijë tifozë të Gallatës shkuan në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen bomberit 33-vjeçar.
Falkao ua ka shpërblyer më së miri këtë respekt tifozëve të skuadrës së tij, teksa gjeti rrugën e rrjetës në debutim.
Kolumbiani kaloi në avantazh Gallatasarain në minutën e 38-të në sfidën e sotme ndaj Kasipasha.
I ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit, Falkao arriti të tundte rrjetën duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën turke.
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/