JOQ Albania
Home

Rreth 450 të sëmurë e 6 viktima, mjekët publikojnë fotot e frikshme: Ja çfarë po u bëni mushkërive me cigaret elektronike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 11:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që deri më tani numërohen plot 450 raste të pacientëve të prekur nga sëmundja misterioze e mushkërive, mjekët kanë publikuar disa foto sensibilizuese.

Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të cigareve elektronike rritet, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njofton se rastet raportohet të jenë të shpërndara në 33 shtete të ndryshme.

Minnesota, California, Oregon, Illinois, dhe Indiana kanë pasur raste të pacientëve që kanë ndërruar jetë dhe në të gjitha rastet shkak ka rezultuar të jetë tymosja e cigareve elektronike.

Tashmë mjekët po publikojnë foto të ekzaminimeve me rreze X, që u janë bërë pacientëve të sëmurë, për të paralajmëruar njerëzit që të heqin dorë nga cigaret elektronike.

Dr. Dana Meaney-Delman u shpreh:

Ndërkohë që hetimi vazhdon, këshillohet që të ndaloni së përdoruri cigare elektronike pasi, deri më tani, mbeten shkaku kryesor i shfaqjes të kësaj sëmundjeje të rëndë mushkërish."

Edhe një 18-vjeçar,Chance Ammirata, ka publikuar disa pamje të mushkërive të tij në Twitter. Bashkë me fotot ai shpjegonte se pikat e zeza në mushkëri janë shkaktuar si pasojë e cigareve elektronike.

Një tjetër adoleshenti i thanë mjekët se, për shkak të tymosjes me cigare elektronike, mushkëritë i janë bërë si ato të një 70-vjeçari.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/