Megan Echlin ishte shumë e lumtur që do të kalonte disa ditë pushime me familjen e saj në Bullgari.
Me të arritur në hotelin ku do të qëndronin, Megan mori një dhuratë nga mbesa e saj 4-vjeçare.
Gjithsesi, si duket, dhurata ishte nga babai i saj. Ai ishte kujdesur t'i blinte një kostum banjoje të personalizuar në mënyrë që 'askush mos t'i ngacmonte vajzën.' Mbi kostumin e banjos ishte printuar fytyra e tij.
Më pas, Tony, i tha të bijës që e bleu 'në mënyrë që asnjë mashkull mos të t'i hedhë sytë'.
Për habinë e të gjithëve, 26-vjeçarja e mori situatën me sportivitet dhe e veshi menjëherë kostimin e doli në pishinë. Sipas saj, të gjithë po qeshnin dhe po e shihnin. Gjithsesi, surprizat nuk mbaronin me kaq pasi Tony kishte edhe një as nën mëngë.
Kur familja po përgatiteshin të dilnin për darkë ai u paraqit me një bluzë në të cilën kishte printuar një foto të 'shëmtuar' të vajzës.
Sërish të gjithë e morën situatën me sportivitet dhe madje disa njerëz iu afruan për foto.
Sa i përket kostumit të banjos, Megan, u shpreh:
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/