“Sapo mbaroi sezoni, plasi dinamiti”, çfarë kompleksi turistik do ndërtohet në Dhërmi?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.09.2019, 08:23

Teksa sezoni turistik ka shkuar drejt fundit në vendin tonë, siç mund ta keni vënë re edhe nga raportime sporadike, në zonat bregdetare ka nisur prishja masive e godinave që ndodhen buzë detit.

Kjo gjë ka ndodhur përgjatë zonës nga vendi i njohur si “Rrapi” në Vlorë deri tek tuneli. Nuk dihet arsyeja e shkatërrimit të këtyre objekteve turistike dhe çfarë do të ndërtohet në vend të tyre.

Por shqetësim për këto prishje kanë shfaqur edhe banorët e Dhërmiut, të cilët për JOQ.al shkruajnë se në këtë vend, sapo mbaroi sezoni turistik, ka plasur dinamiti. Pranë njërit prej komplekseve më të mëdha në vend, rreth dy ditë më parë janë dëgjuar shpërthime dhe si pasojë ka pasur dëmtime tek shtëpitë e banorëve.

E megjithatë, askush nuk ka raportuar për këtë ngjarje, edhe pse policia ka shkuar për të bërë konstatimet e rastit.

Sipas banore, në zonë po nis ndërtimi i një kompleksi të ri turistik, pikërisht në tokat e dhërmiasve. Ata shtojnë se si pasojë e shpërthimit me dinamit janë dëmtuar disa shtëpi si dhe është hapur një gropë e madhe.

Deri më tani, asnjë media nuk ka raportuar për këtë ndryshim të madh që pritet të ndodhë në vendin tonë, i cili, rrjedhimisht, sjell edhe betonizimin e hapësirës bregdetare.

Qytetarët denoncojnë me këto fjalë:

Pershendetje JOQ! Ne Dhermi sa mbaroj sezoni plasi dinamiti. Afer kompleksit Dymades Inn jane degjuar shperthime dhe kane jane pesuar shume demtime per rreth, ka ardh edhe policia, por nuk eshte marre asnje mase pasi zoteria eshte perfaqesuesi i oligarkeve ne Dhermi, perfituesi i te gjitha tenderave Ju lutem bejeni publike pasi po na shkaterrohen pronat dhe askush nuk po merr masa…Flm! Jemi banor ne zone para 2 ditesh ne drek reth ores 4 u degjua nje shpertim i madh. Konstatuam se mbrapa kompleksit te zotit gjikura afer pikes se betonit ku po fillon punimet per nje fshat tjete turistik ne tokat e dhermiasve se ka mar dhe statusin e investitorit strategjik ishte ber nje grop gjigande dhe nga shprethimi na u demtuan shtepit.erdhi dhe policia po asnje lajm asnje ndihme per demet qe na u shkaktuan. Zoti na ndimoft.anonim ju lutem se do na marin dhe shpit ne fund”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit