JOQ Albania
Home

Sherr masiv në Sarandë/ Pronarët e hoteleve prestigjioze rrihen me shkopa gome, s’ka polici t’i ndajë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/09/2019 1:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës.

Sipas burimeve për JOQ Albania, në sherrin masiv u përfshinë disa menaxherë hotelesh me emër prestigjioz në qytetin bregdetar.

Motivi i sherrit nuk është bërë ende i qartë, por gjykuar nga pamjet e mbërritura për redaksinë tonë, duket se situata ka degjeneruar në përdorimin e shkopave të gomës.

Në sherr përfshihen edhe disa policë që mundohen të ndajnë grupet emë pas në vendngjarje mbërrin edhe një “Golf”, në të cilin sipas qytetarit, dolën disa policë civilë.

Ai rrëfen:

Dy pronar te hoteleve aty afër kishin sherr per gati 20 minuta me pendrek. U përfshi menaxheri i nje hoteli shume luksoz aty. Tha se te gjitha ato hotele aty jane ne kontekste gjygjesore edhe sherre te tilla bejn shpesh Policia i arrestoi te gjithe pastaj. Ai golfi qe u ndal aty ishin police civil pastaj u perzie puna nuk dinim se kush ishte kush. Vetem e di se te gjithe jane arrestuar pasi erdhen 3 vetura te policis si përforcime.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/