Kosova dhe Shqipëria luajtën dy ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria morrën nga një humbje dhe nga një fitore në këto dy sfida.
Megjithatë, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka gjetur vend në formacionin më të mirë të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 nga “One Football”.
Futbollisti është vlerësuar pas dy golave në humbjen 5-3 nga Anglia në stadiumin “St Mary’s” në Southampton.
Berisha është vënë në të majtë të sulmit, në një formacion që përbëhet nga yje si De Jong, De Bryn, Ronaldo, Alkaser, Sanço apo edhe të tjerë.
Ja formacioni:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/