Dëshmia tronditëse: Deputeti i ri i Kuvendit ka torturuar të dashurën derisa sa piu helm

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12.09.2019, 17:20

Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa ka bërë bujë me CV-në e tij. Në këtë dokument, ai ka përshkruar eksperiencat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Papa ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Në të njëjtën kohë, ai është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Në CV-në e tij, ai ka shkruar se ka punuar si “Koordinator Universitar”, “Drejtues në Institucionet e Shoqërisë Civile” dhe “Konsulent Juridik Ndërkombëtar”.

Po ashtu ai tregon se ka pasur eksperienca të shumta në Institucionet Kombëtare, Mbarëkombëtare dhe Ndërkombëtare. Këto dy fjalët e fundit janë bërë shkak që kjo CV të komentohet shumë. Por, ai nuk mjaftohet me kaq pasi ka pasur eksperienca të gjera në jetë. E themi këtë, pasi në formularin e dekriminalizimit Kostaq Papa ka treguar se ka qenë i dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Ai nuk ndalet me kaq pasi në vitin vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’ nga Gjykata e Durrësit, por në Apel ka marrë pafajësinë.

Të gjitha këto dënime janë zhdukur si me magji dhe deputeti rezulton i pastër, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

E madje në formularin e plotësuar së fundmi, Kostaq Papa ka deklaruar dhe faktin se ka ndryshuar emrin. Dikur ai quhej Kostandin.

Dënimet e mësipërme ai i ka treguar në formularin e dekriminalizimit të vitit 2019, por në atë vitit 2017 i ka fshehur. Kujtojmë këtu se në ligjin e dekriminalizimit përcaktohet qartë se fshehja e të dhënave dhe pasqyrimi i tyre në mënyrë të rreme dënohet me burg dhe me heqjen e mandatit. Papa ka zëvendësuar Sali Berishën në Kuvend , pasi ky i fundi e dogji mandatin e deputetit disa kohë më parë. Lidhur me të gjitha këto një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar bëmat e deputetit më të ri të kuvendit nuk mbarojnë me kaq.

Sipas tij deputeti në fjalë në vitet 2005- 2006 ky individ ka përndjekur e dhunuar barbarisht te dashurën e vete dhe te ëmën e saj me origjine nga Berati, të cilat jetonin me qira diku poshtë qytetit Studenti të cilave ju kishte grabitur edhe 5000 euro.

E dashura e deputetit piu helm. Po ashti ai tregon se Papa ka mashtruar me se do u bënte letrat për të ikur jashtë vendit.

Qytetari në fjalë shkruan edhe se ai ka dashur të botojë disa shënime të tijat që t'i quash +18 është pak . Gjithashtu se është absurde të mendosh se ai u bë deputet dhe paguhet me taksat tona.

Mesazhi i plotë:

Ne vitet 2005- 2006 ky individ ka perndjekur e dhunuar barbarisht te dashuren e vete dhe te emen e saj me origjine nga Berati te cilat jetonin me qera diku poshte qytetit Studenti te cilave ju kishte grabitur edhe 5000 euro .Ajo e shkreta piu edhe helm nga ky monster dhe mbaj mend se ky u procedua nga Kom Pol 1 ne Tirane dhe letrat shkuan ne Prokurori. Po keshtu kishte mashtruar dhjetera njerez gjoja per letra te huaja ne ato vite .Mbaj mend shenimet e ketij monstre te cilat o i botoi o donte ti botonte te cilat ti perkufizosh porno eshte pak .Ta mendosh se ky u be deputet dhe paguhet nga taksat tona. Do ju lutesha te mos iu ndani ketij kafshe deri sa te ike vete ose ta nxjerrin me shkelma nga parlamenti .Po ta njihnin njerezit si e njoha une ato 2 ore qe u mora me kete palaço do shqyenin dyert e parlamentit dhe do ta hidhnin ne kot kete ."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit