“Çmenden” vajzat në internet, po ngjisin buzët që t’u duken më të trasha

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12.09.2019, 17:06

Në vitet e fundit, kërkesat për mbushës të buzëve kanë arritur majat, ndërsa gratë dhe vajzat mundohen t'u ngjajnë yjeve si Kylie Jenner.

Por, së fundmi përdorueset e mediave sociale kanë gjetur si duket një mënyrë më të lirë, por më të frikshme, për t'i bërë buzët që të duken më të plota. Shumë persona në aplikacionin e njohur TikTok kanë ndarë video ku tregojnë sesi i kanë 'trashur' buzët duke përdorur ngjitës qerpikësh.

'Procedura' konsiton në ngjitjen e buzës së sipërme për ta bërë të duket si më e madhe dhe më e plotë.

Trendi i çuditshëm nisi pasi një përdorues me emrin 'gnarlysinner', mori më shumë se 81,000 pëlqime në videon ku tregonte se çfarë 'zbulimi' kishte bërë. Tashmë si duket një numër i madh vajzash kanë nisur të bëjnë të njëjtën gjë me buzët e tyre dhe videot po i shpërndajnë në rrjet.

Gjithsesi, trendi nuk është pëlqyer nga të gjithë, ka dhe persona të tjerë që e kanë kritikuar.

Një komentues shkruante:

Kjo është shumë e trishtë...Imagjino të të bien buzët në mes të fjalisë."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit