Google Earth është bërë shkak për zbulimin e shumë gjërave, përfshirë këtu edhe tradhtive bashkëshortore.
Por, së fundmi me anë të këtij shërbimi të Google është zbuluar eshtrat e një burri që kishte 20 vite që ishte shpallur i humbur.
40-vjeçari William Moldt ishte zhdukur më 8 nëntor të vitit 1997 dhe skeleti i tij u zbulua vetëm pasi dikush pikasi një makinë të fundosur në një rezervuar dhe lajmëroi policinë.
Ajo që kishte mbetur nga Moldt u gjet brenda automjetit të fundosur muajin e shkuar në rezervuarin në Wellington. Në vitin, 1997 kur 40-vjeçari i ndjerë u shpall në kërkim, vendi ku ai u gjend ishte vend ndërtimi.
Pasi u thirrën në vendin e ngjarjes, policët përcaktuan se makina kishte të ngjarë të ishte aty për një kohë të gjatë, nisur nga gjendja në të cilën ndodhej.
Më pas u zbulua edhe skeleti i Moldt-it.
Në një dëgjesë për çështjen në fjalë u tha:
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/