JOQ Albania
Home

Zbulohet ujë në “super Tokën”, ka edhe temperatura të ngjashme me planetin tonë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/09/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Astronomët kanë zbuluar një planet, jashtë sistemit tonë diellor, dhe mesa duket ka ujë dhe temperatura të ngjashme me Tokën.

Ky planet është i vetmi, i zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë, që ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e jetës. Sipas shkencëtarëve, ky planet ndodhet 110 vite dritë larg nesh dhe i është vendosur emri K2-18b.

K2-18b është 8 herë më i madh se Toka dhe ndodhet në yjësinë e Luanit ndërsa prania e ujit mund të jetë një shenjë që aty ka ‘lulëzuar’ edhe jeta.

Duke folur për zbulimin, Dr. Angelos Tsiaras, u shpreh:

Të gjesh ujë në një planet të ngjashëm me tokën, në të cilin mund të ketë jetë jetë, është shumë emocionuese."

K2-18b nuk është Toka 2.0 pasi është shumë herë më i rëndë se planeti jonë dhe rrjedhimisht ka kompozim atmosferik më të ndryshëm.

Gjithsesi, ky zbulim na sjell më afër përgjigjes për një pyetje të rëndësishme- a është Toka unike?

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/