Seria A ka rikthyer këtë sezon dy trajnerë të njohur italianë si Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, respektivisht te Juventusi dhe te Interi.
Megjithatë, raportohet se Antonio Conte Antonio Conte është trajneri më i paguar momentalisht në historinë e Serisë A me 11 milionë europagë vjetore.
Madje Conte është edhe trajneri më i paguar në historinë e Serisë A, pasi deri tani, asnjë trajner nuk e ka pasur këtë rrogë.
Sipas renditjes që ka publikuar "La Gazzetta dello Sport", roga e Contes, është sa dyfishi i 5.5 milion eurove që Sarri fiton te Juventusi dhe që mban vendin e dytë.
Carlo Ancelotti i Napolit është në vendin e tretë me 5 mln euro, ndërsa Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin 3 mln euro.
Ndërkaq, fituesi i Kupë së Italisë, Simone Inzaghi fiton vetëm 2 milion euro në sezon me Lazion, aq sa merr edhe Marco Giampaolo te Milani.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/