JOQ Albania
Home

Skandali me rinovimin e kartave në Shënkoll, qytetarja: Punonjësit fikin dritat, nuk guxon kush të ankohet
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/09/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rinovimi i kartave të identitetit është kthyer tashmë në një makth të vërtetë për qytetarët.

Nga komuna Shënkoll, e Lezhës, një qytetare shkruan për JOQ Albania se qytetarët shkojnë më herët se ora 6 e mëngjesit për të mbajtur radhë për bërë apo marrë kartat e identietit.

Qytetarja shkruan se në këtë komunë edhe drita nuk ka shpeshherë dhe kjo ndodh sepse nën zë thuhet që i fikin edhe punonjësit kur ‘lodhen’ shumë.

Ja si shkruan qytetarja:

Pershendetje JOQ, ketu jemi ne zyrat e komunes Shenkoll ne Lezhe.
Jemi ne rradhe per te bere ose per te marre kartat e identitetit, disa jane  ketu qe ne 6 te mengjesit per te zene rradhen sepse edhe numrat qe ju japin i kane me kursim jane vetem deri tek 20 -ta, te tjeret pastaj mund te bejne çfare te duan (ka dhe nga ata qe futen me mik)
Drita nuk kishte qe para se te hapeshin zyrat, nen ze thuhet qe i fikin edhe punonjesit kur ‘lodhen’ shume.
Eshte hera e dyte qe po vij dhe akoma nuk kam arritur te aplikoj per karte, te tjeret  kane edhe me shume."

Por edhe kërcënimet e punonjësit që merret me marrjen e aplikimeve nuk mungojnë.

Qytetarja shkruan:  

Nuk guxon kush as te ankohet sepse ky ‘zoteria’ qe eshte tek zyra e aplikimit thote do marr policine.
Jane femije te vegjel fare dhe pleq qe presin me ore ketu."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/