JOQ Albania
Home

Digjet makina e një oficeri policie në Shkodër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/09/2019 8:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e padëshiruar ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Automjeti i një oficeri të krimeve në policinë e këtij qyteti, është djegur.

Ngjarja ka ndodhur rrethores 04:00 të mëngjesit në lagjen “Mahalla e Çakajve”.

Makina është në pronësi të oficerit Arbër Duli.  Ajo ka qenë e parkuar teksa është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj zjarrvënieje, e cila dyshohet të jetë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2019, gjatë natës, në lagjen “Fahri Ramadani”,  Shkodër është djegur pjesërisht mjeti tip Wolkswagen, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, i cili ka qenë i parkuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Vijon…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/