JOQ Albania
Home

“Xhaxhain me lidhje politike ia eleminuan”, i riu shqiptar kapet me 500 mijë paund “bimë jeshile”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/09/2019 7:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është dënuar me 30 muaj burg, pasi u kap duke ruajtur një ndërtesë ku kultivohej "bimë jeshile", në qendër të qytetit Galashiels. I dënuari është Mirjan Kastrati. Ai u tha autoriteteve se ishte larguar nga Shqipëria nga frika se do të eleminohej dhe duhej të paguante 16 mijë paund për shpërndarësit e bimës për të shkuar në Britani.

Por, për të paguar borxhin, ai thotë se ishte i detyruar të kujdesej për një kultivim prej 200,000 paund bimë jeshile. Kur policia bastisi ndërtesën e katit të parë ata gjetën 700 bimë jeshile, ndërsa 30-vjeçari ishte duke fjetur në zonën e kuzhinës.

Kastrati këmbënguli se ishte dërguar në fermë vetëm për t’i ruajtur dhe se nuk ishte kultivuesi i tyre si dhe nuk kishte asnjë rol në ngritjen e fermës. Hetuesi Graham Fraser tha se policia kishte marrë informacione se dyqani i vjetër Ladbrokes në Channel Street ishte duke u përdorur për kultivim.

Fraser:

I akuzuari tha se si kishte ikur nga Shqipëria një vit më parë në vitin 2018.”

Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person me rëndësi në politikë, ishte vrarë më parë dhe se ndihej i detyruar të largohej nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve për të dhe familjen. Atij nuk i lejohej të linte ambientet ku kultivohej kanabisi duke fjetur në kuzhinë pavarësisht se bima jeshile i shkaktonte alergji.

“Ai nuk e dinte që ishte në Skoci dhe i ishte nënshtruar dhunës duke përfshirë thyerjen e hundës. Ai po punonte për një grup meshkujsh për të shlyer borxhin.”

Fraser tha se bimët nuk ishin pjekur, por ai shpjegoi se nëse kanabisi shpërndahej me doza të vogla, mund të sillte nga 200 mijë paund deri në 590 mijë paund. Avokati mbrojtës Urfan Dar tha se klientit të tij i ishte thënë fillimisht se duhet të paguante 4 mijë paund, por kur mbërriti në Britani shuma u trefishua në 12 mijë paund.

Ai tha:

Ai ishte i detyruar të zbatonte atë që këta burra donin të bënin. Ai kishte ardhur këtu përmes Italisë dhe Belgjikës dhe po punonte në Londër, por ishte nënshtruar kërcënimeve."

Avokati shtoi se i riu ishte dërguar me taksi në ndërtesën ku kultivohej bimë jeshile dhe vendin nuk e kishte ditur.

(Kujtojmë se vite më parë, në këmbën e urës së Drinit në Kukës u gjet i pajetë mizorisht Behar Kastrati, kryetari i PD në Has).

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

shq

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/