Ndërroi jetë gjatë marrëdhënies intime me kolegen e punës, kompania shpallet fajtore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2019, 07:24

Një person ka ndërruar jetë për shkak se ishte duke kryer marrëdhënie intime me një kolege gjatë një udhëtimi pune. Për këtë ngjarje, një kompani franceze është shpallur përgjegjëse.

Një gjykatë në Paris vendosi se kjo ngjarje ishte aksident në punë dhe familja kishte të drejtë për kompensim.

Firma argumentoi se burri nuk po kryente detyra profesionale kur shkoi në dhomën e hotelit të gruas.

Por sipas ligjit francez një punëdhënës është përgjegjës për çdo aksident që ndodh gjatë një udhëtimi pune, thanë gjykatësit.

Burri, i quajtur Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, një kompani e shërbimeve hekurudhore me bazë afër Parisit.

Ai ndërroi jetë në një hotel gjatë një udhëtimi në qendër të Francës në 2013, si rezultat i asaj që punëdhënësi e konsideroi një marrëdhënie jashtëmartesore me një të huaj.

Kompania kundërshtoi që ngjarja të konsiderohet si aksident në vendin e punës.

Por gjykata e Apelit vendosi që një punonjës gjatë një udhëtimi pune ka të drejtë për mbrojtje sociale gjatë gjithë kohës së misionit të tij, pavarësisht rrethanave.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit