JOQ Albania
Home

Nëna e bërë tapë “fluturon” me tre fëmijë në makinë, vajza e filmon dhe e denoncon
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/09/2019 7:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e bërë tap në Arizona ishte duke i dhënë makinës me tre fëmijët.

Por kjo i ka kushtuar shtrenjtë, pasi vajza është detyryuar të telefonojë policinë dhe Stephanie Davis nga Glendale u ndalua të shtunën, në Glendale.

Vajza e saj i tregoi policisë një video ku kishte regjistruar mamanë duke i dhënë makinë me shpejtësi, pasi mori fëmijën dhe dy mbesat e saj 4-vjeçare për të parë ‘The Lion King’ në kinema.

Në dokumentet e gjykatës thuhet se fëmijët po bërtisnin nga frika brenda mjetit. Ndërsa video nuk është bërë ende publike për mediat.

Kjo është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time. Ky është momenti më i dështuar i të qenurit nënë, vura jetën e saj në rrezik. Ajo u tregua heroinë. Absolutisht që bëri gjënë e duhur. Shkova në kinema dhe u deha me verë."

10-vjeçarja i tha gazetarëve se u frikësua kur nëna e saj filloi të ngiste makinën me shpejtësi.

Kufiri i shpejtësisë nuk ishte i duhuri. Ishte me shumë shpejtësi. Nuk ndihesha e sigurt në atë kohë. Unë gjithashtu doja të mbroja kushërinjtë dhe nënën time. Telefonova policinë."

Policia tha se nëna mbante erë alkool kur mbërritën në vendin e ngjarjes.

Jam shumë e neveritur nga sjellja ime dhe falënderoj shumë Zotin që nuk i ndodhi asgjë vajzës sime, mbesave të mia dhe ndokujt tjetër."

31-vjeçarja përqafoi vajzën e saj dhe këshilloi prindërit e tjerë të mos pinin dhe të mos ngasin të dehur mjetin.

Burimi: azfamily|Përktheu dhe PërshtatiJOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/