Teksa jemi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2019-2020, problemet të shumta vijojnë të raportohen nga qytetarët.
Së fundmi, një prind ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon se në pikën e shpërndarjes së librave shkollorë pranë gjimnazit "Myslym Keta" në Tiranë, po bëhen abuzime me çmimet.
Sipas qytetares, shitësit vendosin në fatura libra shtesë, të cilët nuk i japin.
Ajo thekson se kjo bëhet me qëllim që librat të kthehen mbrapsht tek shtypshkronja, duke mbajtur fitimin për vete.
Më tej qytetarja thotë se shitësit, dy djem të rinj në moshë, po fitojnë mbi 1 milion e gjysëm lekë çdo ditë duke përdorur këtë truk.
Denoncuesja kërkon që shpërndarja e librave të bëhet nga mësuesit.
Mesazhi i plotë:
Ne piken e shperndarjes se librave prane gjimnazit "Myslym Keta" jane blere 2 sete librash per klasen e 7-të. Ne kuponat e secilit prej seteve jo vetem qe ishin shuma te ndryshme (librat jane te njejte), por dhe ne fature ishin shtuar artikuj qe sjane mes librave. Keta artikuj i kane quajtur "P EURO" dhe kane shumen 500 leke. Ne njeren prej faturave jane shtuar dy "P EURO" dhe tek tjetra vetem nje. Eshte TURP qe dy cunak pa shkolle te vjedhin mbi nje milion e gjysme ne dite (te pakten 100 komplete libra blihen cdo dite)...po ata qe kan tendera miliona dollaresh ne dor cmund te bjene? Kjo pune duhet te behet nga punonjes te shtetit (mesuesit) e jo te privatizohen dhe keto pune kaq "te vogla". Per ata qe se kane kuptuar vjedhjen po e shpjegoj me poshte: Vendosin libra shtese (shkruhen ne fature) por nuk i japin... askush nuk ankohet sepse ta gjitha librat e nevojshme jane dhene pra... ata marrin leke per libra qe si kane shitur dhe kta libra kthehen prap tek shtyp shkronja.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/