JOQ Albania
Home

Hoxha: Rama s’e shkarkon Metën, do ta telendisë. Ndërhyn Duka: Boll more, ç’janë këto idiotësi, me libër shpie e ka sharë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 22:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një debat me tone të larta është zhvilluar mes gazetarit investigativ, Artan Hoxha dhe kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Përplasja me fjalë u regjistrua mbrëmjen e sotme në emisionin "Repolitix", ku po diskutohej për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta.

Hoxha u shpreh se kryeministrit Rama nuk i leverdis ta shkarkojë Metën, por ta "telendisë" atë.

Hoxha u shpreh:

Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkarkojë, por ta ketë aty dhe ta telendisë….”

Ende pa e përfunduar mendimin, Duka i ndërpret fjalën Hoxhës, duke shpërthyer në studio me tone të larta, teksa e cilësoi opinionin e gazetarit si idiotësi.

Sipas ish-deputetit, presidentin mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ai tha:

Po boll more, po ç’janë këto idiotësi. Metën e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese, ç’janë këto budalliqe vogëlsira. Por pse more, pak e ka telendisur? E ka telendisur dhe e ka degjeneruar. Me libër shpie e ka sharë.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/