Milioneri 41 vjeçar Philipp Plein brenda një harku kohor prej 6 muajsh ka pasur tri lidhje serioze.
Në fillim ishte Justyna Gradek ajo e cila i mori zemrën dizenjuesit të famshëm gjerman. Pas ndarjen nga ajo, ai u rikthye sërish me Morgan Brittany Osman.
E së fundmi ai u lidh me bukuroshen Lucia Bartoli. Të gjitha këto lidhje ai i ka konsideruar si serioze dhe i ka bërë publike.
Pas ndarjes nga Morgan ai ka thënë se ata përshtateshin më shumë si miq se sa si të dashur.
Ndërsa për të dashurën e fundit ai ka thënë se ajo është shpirti i tij binjak, por sigurisht duke pasur parasysh historinë e tij për lidhjet me femrat asgjë nuk mund të merret seriozisht.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/