JOQ Albania
Home

Biznesmeni gay nga Tepelena e thotë “troç”: Meshkujt shqiptarë s’kanë shans me mua
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/09/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Ilirjani është biznesmeni i parë shqiptar që ka thyer tabutë në vendin tonë, duke pranuar haptazi që është homoseksual.

Gjithashtu ai nuk ka ngurruar që prirjet e tij seksuale t’i shfaqë edhe në rrjetet sociale, ku shpesh pozon i grimuar si femër.

Pasditen e sotme biznesmeni ka qenë i ftuar në emisionin "Rudina" në Klan, ku për herë të parë u shfaq i grimuar si femër edhe në studion e një televizioni publik.

Vendimin për t’u shfaqur si femër në emision ai e komentoi duke theksuar se e bëri këtë gjë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve, ndërsa sqaroi se në përditshmëri nuk rri i lyer me makijazh.

Biznesmeni u shpreh:

Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinorë”.

Ndër të tjera ai theksoi se nuk e ka problem ofendimin që i bëjnë në rrugë, duke u shprehur se nuk është pishman që është gay.

Ai shtoi:

Do shumë guxim të bësh këtë që bëra, njerëzit më shohin ndryshe në rrugë. Disa mendojnë që ne jemi një pjesë e shoqërisë që duhet të zhdukemi. Nuk jam bërë fare pishman, jam gay”.

Teksa u pyet nëse do të dëshironte të klshte lidhje me meshkujt shqiptarë, ai u shpreh:

S’kanë shans me mua."

Ai tregoi edhe një rast ku e kanë kërcënuar me jetë për shkak se u shpreh kundër martesave gay dhe adoptimit të fëmijëve.

Eltoni shpjegoi:

Më shënjestruan keq! Përgjithësisht nuk besoj te dashuria hipokrite e shkruar e kohëve moderne. Njerëzit që duan vërtet janë shumë të rrallë, përgjithësisht njerëzit kanë fiksime, tërhiqen seksualisht ose nga interesa të caktuara. Kam marrë shumë kërcënime. Persona nga komuniteti thoshin që duhet të vritem si Versace se isha si plakë e ligë dhe me quajtën homofob. Më kërcënuan me mbyljen e kompanisë. Por ata e kanë profesion, unë jo! U kërcënova me eliminim fizik dhe më pak kërcënime kam pasur nga persona jo të komunitetit sesa ata”.

Kujtojm se biznesmeni u rikthye sërish në Shqipëri, pasi për disa kohë ishte në Amerikë ku punoi për të zhvendosur atje biznesin e tij.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/