Biznesmeni gay nga Tepelena që grimohet si vajzë: E bëra për të emancipuar Shqipërinë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11.09.2019, 19:14

Elton Ilirjani është një ndër biznesmenët më të njohur në vendin tonë. Ai u përfol shumë, pasi tha hapur në një ekran televiziv se ishte homoseksual.

Ai është rikthyer në Shqipëri, pasi për disa kohë ishte në Amerikë ku punoi për të zhvendosur atje biznesin e tij.

Gjatë pasdites së sotme, ai është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një deklarate që ka dhënë gjatë një interviste. Kujtojmë këtu se kohë më parë, ai publikoi në profilin e tij në Facebook, disa foto ku shfaqej duke i grimuar si vajzë.

Lidhur me këto në këtë intervistë, ai ka thënë se e ka bërë për të ndryshuar edhe mentalitetin në Shqipëri.

Kjo ka qenë arsyeja e vetme sipas tij sepse ai është tani 40 vjeç dhe se nuk do të bëhet femër tani.

Ai është shprehur kështu në emision "Rudina":

Pjesë e përditshmërisë time është edhe look-u. Unë duhet të ngjaj mirë para klientëve, kandidatëve, por kjo është edhe pak personale sepse unë e kam qejf modën, stilimin dhe krijimin e bizhuterive. Kuptohet që kjo nuk është përditshmëria ime, unë nuk vendos make up. Maksimumi që mund të bëj në përditshmëri është të vendos bizhu. Por kam vënë re që në Ballkan dhe në Shqipëri ka një diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor. Duke parë që unë kam sukses në shumë vende të botës, ndihesha keq të mos i mbështesja me një mesazh personal që do të thotë të vishesha dhe të lyhesha për 7-vjetorin e kompanisë time në New York. Këto foto kanë një mesazh të qartë në 7-vjetorin e një kompanie punësimi: “Të gjithë kanë të drejtë të punësohen, pavarësisht se mund të kenë orientim seksual ndryshe”. Ishte bukur dhe unë nuk e prisja të dilte kaq bukur. Unë jam rehat me seksualitetin tim, unë jam djalë dhe nuk dua të kthehem në femër, jam 40 vjeç tashmë dhe i kam kaluar këto. Por ishte bukur për të ndryshuar edhe mentalitetin në Shqipëri. Kishte shumë zhurmë, por unë bëra mirë që dola kështu dhe nuk jam pishman sepse hapa një diskutim shumë interesant. Unë jam i suksesshëm, kam bërë një kompani në 9 vende të botës, kam punësuar me mijëra shqiptarë dhe të huaj dhe jam gay, por kjo nuk më bën as të pështirë, as të neveritshëm, përkundrazi, kjo i jep vlerë komunitetit tonë. Ne jemi ndryshe, por nuk jemi të pavlerë.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit