Na ngatërruan himnin dhe na bënë armenë, flet spikeri: S’më zuri gjumi 2 net

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.09.2019, 19:22

Ngatërrimi i himnit shqiptar gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri bëri xhiron e botës, duke vënë në një pozitë të sikletshme francezët.

Himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës, por kjo nuk ishte gafa e vetme e francezëve, pasi spikeri i stadiumit ngatërroi Shqipërinë me Armeninë teksa po sqaronte situatën tek fonia e impiantit.

Kjo situatë bëri që futbollistët e Kombëtares Shqiptare me të drejtë të mos pranonin të niste loja pa u ekzekutuar himni i Shqipërisë.

Pati reagime të shumta ndaj këtyre gafave të paprecedenta në një stadium legjendar si ai i "Stade de France", ndërkohë pala france i kërkoi zyrtarisht ndjesë palës shqiptare për ngatërrimin e himnit.

Në një reagim për mediat franceze, spikeri i stadiumit, Frank Stanislas Andre Barzin, ka vendosur të komentojë gafën e tij.

Teksa foli për prestigjozen sportive franceze "L'Equipe", ndër të tjera, ai tha:

Nuk kam fjetur dy net dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë."

50-vjeçari mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit "Stade de France", detyrë të cilën e ushtron që prej shtatorit të vitit 2010.

Më parë ai ka qenë DJ i njohur dhe ish-drejtues radiofonik në Francë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit