JOQ Albania
Home

Vlonjati i futet në zyrë dhe bën për një lek nëndrejtorin e Kadastrës: Rama shikoje këtë oligark, do marrësh masa more vesh?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/09/2019 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetar nga Vlora ka bërë publike një video ku akuzon nëndrejtorin e shkarkuar të Kadastrës, Klodian Trocin.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, e cila është filmuar në zyrën e nëndrejtorit, qytetari e akuzon publikisht se i ka marrë shtëpinë në bashkëpunim me firmën.

Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të marrë masa.

Ai dëgjohet të thotë:

Edi Rama e shikon këtë më ka shitur shtëpinë. Më ka dhënë një hipotekë të tjetrit. Ky është një oligark që nuk dëgjon njeri. Ka 5 muaj që ma ka shitur pronën në bashkëpunim me firmën. Ky është një hajdut, një kriminel. Edi Rama do marrësh masa për këtë, more vesh? Më ka dhënë një shtëpi të pabanueshme, pa dyer pa dritare. Më the që të vij, ka 15 ditë. Shikoje, pse se ke liruar? Me kë bën pazare ti? Është zyra e shtetit kjo nuk është zyra jote… të shkoj të marr kredi unë, e ke liruar.”

Rikujtojmë se ditën e sotme Troci u shkarkua nga Kadastra e Vlorës sëbashku me një numër të pakonfirmuar specialistësh.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/