JOQ Albania
Home

I morën peng dhe i kërcënuan deri sa u treguan ku mbanin paratë, ekstradohen drejt Italisë shërbëtorja shqiptare dhe nipërit e saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/09/2019 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shtetas shqiptarë, të cilët një vit më parë kryen një grabitje të armatosur në Itali janë ekstraduar nga Interpol Tirana drejt këtij vendi.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat italiane. Ato kanë sjellë edhe një herë në kujtesë se dy shqiptarët thyen një kasafortë të vogël dhe morën paratë që ndodheshin aty.

Ata u ndihmuan nga një shqiptare, e cila punonte si shërbëtore në shtëpinë që u grabit. Po ashtu dy shqiptarët morën peng edhe të zotët e shtëpisë.

Nën kërcënimin e armëve të zjarrit ata  i detyruan të tregonin se ku ndodhej kasaforta dhe se bizhuteritë me vlerë. Tre shqiptarët u prangosën në vendin tonë nga Interpol Tirana.

E ditur bëhet se ata janë nipat e gruas shqiptare që shërbente në vilë. Të zotin e shtëpisë shqiptarët e dhunuan dhe e tërhoqën zvarrë në shtëpinë e tij.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/