“Je shumë e shëmtuar për të bërë selfie”/ Gazetarja u tregon vendin komentuesve që e bëjnë të ndihet keq ne rrjetet sociale

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.09.2019, 18:03

Melissa është një shkrimtare dhe gazetare inteligjente e cila me aftësitë e saj tregon se fjalët kanë shumë rëndësi në një botë ku njerëzit me aftësi ndryshe mezi gjejnë mënyrat për t'u përshtatur.

Por për fatin e saj të keq, Melissa-s i është dashur që të përballet me shumë njerëz të cilët nuk kanë ngurruar fare që t'i lënë komente fyese për pamjen e saj të jashtme, duke i injoruar vlerat e saj të vërteta.

Sigurisht, pasi fuqia e tastierës ua lejon të fyejnë këdo që të duan.

Në fotot që ajo shpërndan shpesh në rrjet, përballet me komente të tipit 'je shumë e shëmtuar për të bërë selfie".

Gjithsesi ajo ka marrë guximin t'u kthehet të gjithëve duke thënë ndër të tjera "se me këto komente të takon të përballesh nëse je person me aftësi ndryshe."

Melissa ka lindur me sindromën Freeman-Sheldon, një problem gjenetik i shkaktuar nga një mutacion në gjenin përgjegjës për lëvizjen e substancave midis qelizave gjatë zhvillimit.

Ajo lëviz me karrocë me rrota dhe i është dashur t'u nënshtrohet 25 operacioneve.

Duke folur hapur në një postim të sajin në Twitter ajo shkruante:

Njerëzit më pyesin se pse kam vuajtur shumë për të pranuar veten kur vjen puna tek mënyra sesi dukem dhe tek mënyra sesi shoqëria e vlerëson të bukurën. Fajin e kanë komente të tilla që më nxjerrin mua si të pavlerë."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit