JOQ Albania
Home

Jahti luksoz i braktisur në Shëngjin, flet gruaja e kapitenit: Më pyet vajza ku është babi, nuk di çfarë t’i them
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që ende nuk dihet se ç’është bërë me fatin e tij, bashkëshortja e kapitenit të jahtit të braktisur me emrin “Atik Bey”, në Shëngjin ka folur për mediat turke.

Sevgin Yavuz është kapiteni i jahtit që është gjetur i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin. Brenda në jaht u gjetën vetëm disa dokumente me emrin e tij, por vetë Yavuz nuk dukej asgjëkund.

Duke folur për mediat, bashkëshortja e tij, Vesile Yavuz, tremuajshe shtatzënë, është shprehur se kishte folur në mëngjes me të shoqin dhe ai i kishte thënë që do të flisnin pas dy ditësh.

Sipas saj, pas tre ditësh u gjet jahti në gjendje të mirë, por kapitenit nuk dihet se çfarë i ka ndodhur.

Zonja Yavuz u shpreh gjithashtu se tashmë ka filluar vajza të pyesë për të atin dhe nuk di se çfarë t’i thotë. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti që bashkëshorti i saj të gjendet.

Ndër të tjera ajo u shpreh:

Kishte dalë jashtë shtetit para dy muajsh. Më 14 gusht më telefonoi për herë të fundit. Jahti u gjet në gjendje të mirë, ai nuk ishte askund. Më pyet vajza për të atin dhe nuk di çfarë t’i them. Në telefonatën e fundit më tha që do shkonte në Korfuz"

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/