Mbrëmjen e djeshme, Anglia mundi 5-3 Kosovën, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020". Ndeshja ishte mjaft e bukur dhe tifozeritë e të dyja skuadrave u argëtuan pa masë nga kjo sfidë.
Atmosfera mes lojtarëve ka qenë mjaft miqësore, aq sa ata kanë shkëmbyer edhe fanellat. Federata Angleze e Futbollit, ka publikuar pamjet nga tuneli, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.
Në videon e publikuar, shihen disa nga futbollistët e Kosvës teksa shkëmbejnë fanellat me ata të kombëtares angleze.
Atdhe Nuhiu i cili aktivizohet me Shefild Uednesdei në Angli, ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Çelsit, Ros Barklei. Ndërsa portieri Aron Muriç, me lojtarin e Sitit, Rahim Stërling.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/