“Dashuria jonë është e vërtetë”/Kanë 53-vite diferencë, çifti nga Serbia martohen para kamerave

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11.09.2019, 15:49

Çifti i njohur nga Serbia, të cilët kanë jo pak por 53 vite diferencë mes tyre, kanë lidhur më në fund kurorë.

21-vjeçarja Milijana Bogdanovićis dhe 74-vjeçari Milojko Božić u bënë të njohur për publikun fillimisht kur morën pjesë në një 'reality show' në Serbi.

Ndërsa së fundmi ata mbajtën një ceremoni martese në një tjetër program televiziv.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Požega, Serbia perëndimore në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.

Dyshja treguan rreth planeve të tyre për martesë disa javë pasi Milojko e fali të fejuarën e tij që e kishte tradhtuar me një djalë më të ri se ai gjatë programit televiziv 'Parovi'.

Çifti me diferencë të madhe moshe mes tyre dolën në këtë program televiziv për të treguar se marrëdhënia e tyre nuk ishte e shtirur. Në mënyrë që të vërtetonin se dashuria e tyre është e vërtetë ata deklaruan se do të kryenin marrëdhënie intime çdo ditë para kamerave.

Sipas Milijana-s, Milojko nuk përdor pilula blu pavarësisht moshës dhe operacionit që ka bërë në zemër.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit