JOQ Albania
Home

E kanë ëndërr të qëndrojnë në Gjermani, marramendëse shifra e shqiptarëve që janë dëbuar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/09/2019 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit shqiptarët janë larguar në masë nga vendi. Ata janë larguar kryesisht drejt Gjermanisë.

Por sipas të dhënave që vijnë nga Berlini zyrtar shqiptarët renditen të parët në listat e azil kërkuesve në Gjermani. E po ashtu ata renditen të parët edhe si personat që po dëbohen nga Gjermania sepse nuk kanë kontrata pune për të qëndruar.

Personat nga Ballkani Perëndimor mund të qëndrojnë në Gjermani vetëm në kuadër të qëndrimit me leje pune. Ndërsa shanset për të fituar azilin janë thuajse zero.

Deri më tani për këta muaj të vitit 2019 janë dëbuar afër se 11.500 vetë dhe pritet që të dëbohen akoma dhe më shumë persona.

Më shqetësuese në gjithë këtë fenomen është se pjesa më e madhe e atyre që largohen janë të rinj, të cilët kanë humbur shpresat për të qëndruar në vendin tonë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/