Pasi solli në Tiranë trofeun që nuk ekziston, zbulohet se atletet e Veliajt kushtojnë më shumë se rroga e një shqiptari

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11.09.2019, 14:08

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njihet si një njeri që do t'i kurojë gjërat deri në detajet më të vogla, po ashtu ai njihet edhe për dëshirën e tij për të qenë protagonist.

E jo më kot banorët e Tiranës vazhdojnë të vuajnë për një pikë ujë në vitin 2019 sepse Veliajn më shumë e shikojmë në kronika televizive se sa duke u marrë me hallet e banorëve.

Ditën e djeshme Veliaj bëri bujë sepse u zbulua se ai solli nga Vjena një trofe që nuk ekzistonte. Kujtojmë këtu se në datat 3-4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vjenë, por në këtë event nuk u nda asnjë çmim.

Ndërsa gjatë ditës së sotme një qytetar ka shkuar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar ai nuk e kupton se si një njeri si Veliaj, që flet me gjuhën e popullit dhe thotë se i kupton hallet e atyre dhe është si ata ka para të blejë një palë atlete që kushtojnë më shumë se sa paga e një shqiptari në muaj.

Atletet që mbante veshur Veliaj në një nga daljet e tij kushtonin 720 dollarë. Qytetari shkruan:

Shikoni se sa kushtojnë atletet e këtij, ku i gjen paratë ky, apo taksat tona dhe ne nuk kemi ujë."

Kohë më parë u zbulua se vetëm një çantë e bashkëshortes së Veliajt, Ajolës kushtonte 2 mijë euro. Se ku i gjen çifti në fjalë të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla luksi për veshje komentet ju takojnë juve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit