JOQ Albania
Home

“Ja si u manipuluan në mënyrë të hapur votat e 30 qershorit”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një konferencë për shtyp, dy përfaqësues të lartë të PD, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, janë shprehur se PD ka prova, që sipas tyre, tregojnë sesi u manipulua procesi i votimit në 30 qershor.

Ish-deputeti Bylykbashi u shpreh gjatë fjalës së tij se provat e siguruara nga PD tregojnë se fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh si dhe shtoi se kutitë e votimit janë mbushur nga komisionerët socialistë.

Sipas tij, Partia Socialiste ka ushtruar presion mbi administratën publike ,duke u përmendur vendin e punës, në mënyrë që të merrnin pjesë në procesin e votimit.

Bylykbashi tha:

Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë."

Më tej, ish-deputeti solli me foto disa raste, që sipas PD, vërtetojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga ana e qeverisë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/