JOQ Albania
Home

Vazhdon ‘furtuna’ në Kadastrën e Vlorës, largohet kreu i ALUIZNI-t
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/09/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shkarkimeve që nisën ditë më parë në Kadastrën e Vlorës, është dorëhequr nga detyra nëndrejtori tjetër i këtij institucioni Ardian Musta.

Vetëm dy ditë më parë u shkarkuan drejtori dhe nëndrejtori i Kadastrës, të cilët u zëvendësuan me dy emra të rinj.

Mëngjesin e sotëm Krimi Ekonomik ka zbarkuar në zyrat e Kadastrës në Vlorë ku po heton punonjësit lidhur me hipotekimin e një prone që është në konflikt.

Sipas raportimeve, Krimi Ekonomik po heton 23 punonjës të zyrës së Kadastrës që kanë lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë këtu se shkak i shkarkimi të Florian Alimadhit, (në vend të tij u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtorit Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/