Një nga autorët e golave mbrëmjen e sotme në fitoren 4-2 ndaj Islandës ishte edhe Elseid Hysaj.
Kapiteni i Kombëtares deklaroi pas ndeshjes se nuk e besonte dot se kishte shënuar ai, ndërsa tregoi edhe arsyen pse kërkoi largim nga fusha.
Hysaj u shpreh:
Loja që bëmë ishte krejt ndryshe nga Franca. E dimë që kemi potencial, kishim besim për të treguar vlerat. Akoma nuk e besoj që kam bërë gol. Duhet të marr veten dhe do e shoh më vonë golin. Gëzimin që pata në atë moment, nuk e besoja. Jam shumë i kënaqur për golin e për fitoren. Të vazhdojmë me kokën lart. Zëvendësimin kërkova vetë sepse kisha një problem në pulpë. Nuk mund të vazhdoja dhe duhej dikush më i freskët në fushë.