JOQ Albania
Home

Anglia “shuplakë” Kosovës, Dardanët zbresin në vendin e tretë në grupin A
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/09/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova u mposht 5-3 përballë Anglisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Përfaqësuesja kosovare kaloi në avantazh e para. Pas një gabimi në mbrojtje të anglezëve Valon Berisha përfitoi duke i dhënë avantazhin përfaqësues së Dardanëve.

Tre luanët u rikthyen shpejt në lojë duke shënuar pesë herë brenda pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë kosovarët u munduan të jepnin shenja jete me Berishën dhe Muriqin që ngushtuan diferencën por pa mundur të shmangnin humbjen.

Pas këtij rezultati Kosova ndodhet në vendin e tretë në grupin A me 8 pikë. Përpara tyre janë Anglia dhe Republika Çeke me 12 dhe 9 pikë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/