Kosova mposhtet me dinjitet nga Anglia, portieri Muriç i pret penalltinë Harry Kane

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2019, 22:54

Kosova ka zhvilluar një ndeshje të madhe dhe fantastike mbrëmjen e sotme përballë Anglisë në "St. Mary Stadium", ku janë shënuar plot 8 gola.

Ndonëse u mposhtën me rezultatin 5-3, dardanët treguan shpirtin e tyre luftarak dhe nuk u dorëzuan asnjë sekond të ndeshjes.

Vetëm 35 sekonda lojë iu deshën Kosovës për të shënuar golin e parë, duke shtangur kombëtaren e "Tre Luanëve".

Por britanikët e përmbysën shpejt rezultatin.

Fillimisht Rahim Sterling barazpeshoi shifrat në minutën e 8-të të ndeshjes, ndërsa 11 minuta më pas Harry Kane ktheu në avantazh anglezët.

Një autogol i Mërgm Vojvodës dhe dy gola të shpejtë të Jadon Sancho në fundin e pjesës së parë vulosën shifrat 5-1 për episodin e parë të ndeshjes.

Atëherë kur të gjithë menduan se Kosova u dorëzua përballë furisë angleze, sërish Valon Berisha 4 minuta nga nisja e fraksionit të dytë të sfidës shënoi golin e dytë për dardanët.

Vetëm 6 minuta më pas Vedat Muriqi çoi në peshë zemrat e tifozëve të dardanëve duke shënuar me penallti golin e tretë për Kosovën.

Në minutën e 65-të, portieri Muriç bëri mrekullinë duke pritur penalltinë kapitenit të anglezëve, Harry Kane, të cilit i kuptoi krahun.

Pavarësisht përpjekjeve të kosovarëve për të shënuar sërish, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

Një paraqitje dinjitoze për kosovarët, të cilët pasi mposhtën Republikën Çeke në shtëpi me rezultatin 2-1, treguan dhe njëherë që janë një "kockë e fortë" për t'u kaluar, edhe nga ekipet e mëdha.

Pas kësaj ndeshje Kosova zbret në vendin e tretë në renditje, pasi çekët fituan ndaj Malit të Zi me rezultatin 0-3 sot në mbrëmje.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit