JOQ Albania
Home

E shisnin ilaçin 18 herë më shtrenjtë, prokuroria merr të pandehur administratorin e CFO Pharma
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas një investigimi të kryer nga Top Channel, ku u zbulua se ilaçi i quajtur Soludamin ishte shitur 18 herë më shtrenjtë, administratori i kompanisë CFO Pharma, Nadir Çausholli është paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë, ku i është komunikuar akuza e ngritur nga Prokuroria.

Ilaçi në fjalë shitej nga 74 lekë në 1300 lekë.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi, ka vendosur që pas hetimeve të kryera, të marrë të pandehur Çaushollin, duke e akuzuar për tre vepra penale.

Më konkretisht, administratori i CFO Pharma akuzohet për veprat penale: Mashtrim i kryer më shumë se një herë; Manipulim i tregut dhe Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve i kryer më shumë se një herë.

Pas denoncimit të Top Channel për këtë mashtrim, më datë 17 qershor të këtij viti Agjensia Kombëtare e Barnave, e gjobit CFO Pharman, me rreth 56 milionë lekë, vendim ky që erdhi pas inspektimeve që kjo agjensi bëri duke konstatuar se ilaçi ishte shitur 18 herë më shtrenjtë.

Nadir Çausholli, mashtrimin me ilaçin Soludamin, e ka cilësuar si një një gabim njerëzor, dhe se pullat ishin vendosur gabimisht nga punonjësi që bënte vendosjen e tyre mbi kuti.

Pjesë e hetimit të prokurorisë kanë qenë edhe katër farmaci, tre nga të cilat ishin furnizuar me Soludamin nga CFO Pharma. Po ashtu, është pyetur edhe një specialist pranë agjencisë kombëtare të barnave, i cili ka thënë se seria në kutitë e medikamentit Soludamin, nuk përputhej me serinë e pullës së lëshuar nga Agjencia e Barnave, duke konfirmuar kështu veprat penale që Nadir Çausholli dhe kompania e tij kanë kryer. Kjo nuk është e para çështje penale për Nadir Çaushollin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/