Shqipëria po luan në këto momente ndeshjen e radhës kualifikuese për në Europian, aty ku përballë ka skuadrën e Islandës.
Kuqezinjtë kanë detyrim fitoren në këtë takim, duke qenë se një humbje do t’i linte jashtë Europianit.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Shqipënë, teksa në minutën e 33-të kuqezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit me Kastriot Dermakun.
Mbrojtësi realizuar me kokë duke kaluar të tijët në avantazh. Ndërkaq, me fillimin e të dytës, islandezët kanë barazuar rezultatin, por gëzimi i tyre zgjati fare pak.
Pas 3 minutash, Hysaj gjen sërish golin e avantazhit dhe aktualisht Shqipëria po fiton 2-1...