JOQ Albania
Home

U kap me “mall jeshil”, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Piacenza të Italisë, pasi akuzohet për posedim dhe shitje "malli jeshil".

Karabinierët kishin marrë informacione nga banorët e zonës për veprimtarinë e paligjshme të shqiptarit dhe nisën ta mbikqyrnin duke përdorur agjentë me veshje civile.

Pas disa vëzhgimeve, karabinierët e kapën në kushtet e flagrancës të riun shqiptar.

Gjatë kontrollit pas kapjes 20-vjeçarit iu gjetën 100 gram "mall", të ndarë në dy doza të paketuara me mbështjellës plastik.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij me qera, u gjetën edhe 900 gram të tjera lëndë psikoaktive, një peshore precize, një shumë parash cash dhe një mjet prerës.

I riu, identetiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës.

Burimi: Liberta|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/