JOQ Albania
Home

I mbyllën emisionin, Ylli Rakipi bëhet pjesë e një televizioni tjetër
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/09/2019 18:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi iu mbyll emisioni i tij "Të Paekspozuarit" në televizionin News24, duke iu ndërprerë kontrata e punës ende pa përfunduar afati, gazetari i njohur Ylli Rakipi duket se ka gjetur një televizion të ri.

Rakipi është bërë pjesë e televizionit Syri TV.

Lajmi është dhënë nga drejtori i këtij televizioni, gazetari Çim Peka, i cili ka publikuar sot dy fotografi së bashku me Rakipin në Instagram.

Siç shihet dhe nga fotot, Rakipi ndodhet brenda ambienteve të televionit.

Po ashtu në një nga fotot duket një studio e re që po dizenjohet, e cila me gjasë do të jetë për emisionin më të ri të gazetarit Rakipi.

Kujtojmë këtu se lajmi për mbylljen e emisionit "Të Paekspozuarit" me drejtues Ylli Rakipin dhe emisionit "A Krasta Show", me drejtues gazearin Adi Krasta, u cilësua si një sulm ndaj lirisë së medias.

Kjo pasi të dy emisionet ishin shndërruar në makthin e qeverisë, duke denoncuar skandalet dhe aferat korruptive që ka kryer mazhoranca.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/